Eksperienca
Diversiteti mbresëlënës i Malit të Zi dhe një mori aktivitetesh për të bërë, pamjet për të parë dhe ushqimi autentik për tu shijuar këtu e bëjnë atë një zgjedhje të shkëlqyeshme për familjet, çiftet dhe grupet.
EksperiencaNgacmoni dëshirat tuaja prej njohësi me shijet hyjnore në disa nga restorantet dhe baret më të mira në Malin e Zi tek Azul Beach Resort Montenegro nga Karisma.
Me pjata të mrekullueshme lokale dhe ndërkombëtare të shërbyera në 5 restorante të jashtëzakonshme, përvoja juaj Ultra All-Inclusive e ngrënies në Azul Beach Resort Montenegro do të jetë një kënaqësi e plotë. Nga pjatat me shije mesdhetare dhe ballkanike, përmes specialiteteve të bollshme italiane dhe biftekëve, tek menuja e shijshme e fëmijëve, gjithçka përgatitet me përbërës të cilësisë së lartë dhe me gjenialitet të madh të gatimit.
Dhe kur bëhet fjalë për shuarjen e etjes suaj, 6 bare dhe salla pritjeje në të gjithë resortin janë në shërbimin tuaj, me një gamë të gjerë koktejësh, pije premium dhe verë të përzgjedhur nga somelieri, smoothie, kafe dhe pije freskuese. Përgatituni për të eksploruar stilin e jetës së vërtetë të plazhit mesdhetar në Azul Beach Resort Montenegro nga Karisma.
Për mysafirët që kërkojnë një atmosferë të stilit familjar përplot me shije, Eat Restoranti është vendi i përsosur për ngrënje. Këtu mund të shijoni një shumëllojshmëri të pjatave me tema javore të mbrëmjes dhe të provoni specialitete nga stacionet tona të gatimit mesdhetar dhe ballkanik, ndërsa fëmijët tuaj shijojnë stacionin e picave, burgerëve dhe makaronave me një përzgjedhje të akullores freskuese.
Gjindet në ndërtesën kryesore
Mëngjesi: 07:30 - 10:30
Dreka: 12:30 - 15:00
Darka: 18:00 - 21:30
A mund të imagjinoni vërtet pushimet tuaja mesdhetare Ultra all-inclusive pa pjata të mrekullueshme italiane? Pra, uluni dhe shijoni ushqime të famshme italiane të shoqëruara me verën më të mirë. Darkoni me stil në restorantin bashkëkohor dhe romantik italian A La Carte në Mal të Zi.
Gjindet në ndërtesën kryesore
Darka: 19:00 - 22:00
* Rezervimi i detyrueshëm, ngrënie të pakufizuar të përfshirë në paketë.
Stimuloni shqisat tuaja
Shefi ynë Ekzekutiv nderon, lartëson dhe rizbulon prerjet klasike të biftekëve dhe pjatat me fruta të detit. Përjetoni përzgjedhjen tonë të peshkut të zënë çdo ditë, Wagyu, Angus dhe prerjeve të thara shoqëruar me verë të klasit botëror përzgjedhur nga somelieri shoqëruar me muzikë live për të stimuluar të gjitha shqisat tuaja.
Eksploroni Menunë tonë
Gjindet tek pylli i pishave pranë Seksionit Premium
Kodi i veshjes: elegancë verore
Darka: 19:30 - 23:30
* Pagesë shtesë
* Rezervimi i detyrueshëm
* I hapur për publikun
Shijoni Pool Barin tonë të dedikuar vetëm për mysafirët e Seksionit Premium. Ne nuk duam që ju të humbisni asnjë minutë me diell, kështu që merrni një drekë të lehtë afër pishinës, ndërsa mixologët tanë të shkëlqyer përziejnë koktejet tuaja të preferuara tropikale, gjithçka që duhet të bëni është të rrini kot dhe të relaksoheni. Shijoni përzgjedhjen tonë të sallatave të vaktit, burgerëve, specialiteteve të skarës dhe pjatave të preferuara të drekës për fëmijët.
Shërbimi i pijeve, koktejeve, kafesë dhe drekës në pishinë dhe snack menusë
Hapur: 10:00 - 18:00
Ja po vie festa! Pra vallëzoni, buzëqeshni, pini, shoqërohuni, këndoni, silluni dhe bëjini të gjitha përsëri. Evergreen Music Bar është i tëri për argëtim, kap një ulëse të rreshtit të parë brenda, afër skenës, për një ambient të shkëlqyeshëm të ritmit të gjallë dhe netëve tematike me muzikë live. Ose zgjidh Tarracën tonë për një pije nën yjet para ose pas darkës.
Hapur: 20:00 - 02:00
Pije joalkoolike, verë shtëpie dhe birrë të përfshira në paketën UAI, pije premium selection, dhe kokteje me një pagesë shtesë
Shikoni dallgët ndërsa muzika e gëzuar ju kaplon.
Sa mire është të jesh këtu! Ndërsa DJ-të rrotullojnë meloditë e fundit dhe koktejli juaj po përzihet, zgjidhni vendin më të mirë për t'u shtendosur: hapësira të bollshme në ambiente të mbyllura, hije në kuvertë e sipërme, tarracë e puthur nga dielli ose sallon plazhi. Thithni diellin në shezlongjet tuaja ndërsa shijoni drekën dhe koktejet kreative. Ky vend ka aq shumë për të ofruar, kështu që rehatohuni dhe planifikoni të qëndroni për një kohë.
Eksploroni Menunë tonë
Hapur: 10:00 - 18:00
DJ çdo ditë nga ora 15:00 - 18:00
* e hapur për publikun, UAI për mysafirët e hotelit
Ky restorant në plazh është hapur për të gjithë admiruesit e koktejeve me ngjyrat tropikale të cilat përshtaten në mënyrë. Nëse doni të pushoni nga vallja, relaksohuni në dy nivele të restorantit në rërën e nxehtë të Ulqinit dhe shezlongun e rehatshëm me një ofertë të pasur të sallatave, sanduiçeve, picave dhe pastave. Të gjithë mysafirët - edhe ata jashtë hotelit - kanë në dispozicion edhe porcionet e ramstekut, mishit të pulës dhe ushqimeve të tjera të shijshme.
Hapur: 10:00 - 18:00
*E hapur për publikun, UAI për mysafirët e hoteli
Kjo pjesë e parajsës për admiruesit e ushqimit të mirë gjendet afër seksionit Premium, pranë pishinës. Në këtë mënyrë relaksimi Juaj do të jetë maksimal, sepse në një atmosferë të mrekullueshme do të mund të shërbeheni me mishin e ndryshëm cilësor të pjekur në skarë dhe zgjedhjen e pasur të sallatave të freskëta.
Hapur: 18:30 - 21:30 (Është e hapur nga qershori deri në shtator)
*Rezervimi i detyrueshëm, ngrënie të pakufizuar të përfshirë në paketë.
*Për mysafirët e Seksionit Premium
Nga kafeja e hershme e mëngjesit deri në ndenjën e mesnatës, The Lobbyist është gjithmonë në punë. Lobbyist është vendi i përsosur i takimit, pavarësisht nëse e preferoni të ngrirë ose me akull, do ta keni gotën plot sa çel e mbyll sytë.
Gjindet në lobin kryesor
Hapur: 8:00 - 00:00
Është një hapësirë e gjallë, tërheqëse, ku asgjë nuk ka rëndësi përveç vibracioneve tuaja të mira. Merrni një pije dhe zgjidhni gjënë tuaj - bisedoni me miqtë, shikoni një lojë, luani një lojë tavoline ose thjesht relaksohuni.
Gjindet brenda ndërtesës Kiwi
Shërbimi i pijeve alkoolike dhe jo-alkoolike lokale të përfshira në paketën UAI, pije premium me një pagesë shtesë.
Hapur: 10:00 - 00:00
Thjesht zgjidhni vendin e përsosur në diell dhe me një pije sipas zgjedhjes suaj, rrini kot në një ditë vere. Përzierje të dallueshme dhe snacks të shijshme në Sunrise Pool Bar do t'ë bëjnë që ju të ktheheni për më shumë.
Shërbimi i pijeve, koktejeve, përzgjedhje të snacks të skarës *, sanduiçe dhe sallata
Gjindet pranë pishinës kryesore
Hapur: 10:00 - 00:00
* Ushqimi i disponueshëm nga ora 10:00 - 18:00
Keni nevojë për një rifreskim pas pishinës ose plazhit? Kërkoni Sunset Pool Bar, pika juaj për relaksim dhe shikimin e diellit që perëndon me ngjyra të bukura.
Shërbimi i koktejeve, pijeve dhe pijeve freskuese
Gjindet midis pishinave Main Infinity Pool dhe Relax Pool
Hapur: 10:00 - 18:00