Eksperienca
Diversiteti mbresëlënës i Malit të Zi dhe një mori aktivitetesh për të bërë, pamjet për të parë dhe ushqimi autentik për tu shijuar këtu e bëjnë atë një zgjedhje të shkëlqyeshme për familjet, çiftet dhe grupet.
EksperiencaLuks dhe bollëk.
Shërbim dhe komoditete të jashtëzakonshme.
Privilegje superiore dhe lumturi e plotë.
Seksioni Premium është thelbi i një pushimi luksoz all-inclusive, burim i pakufishëm i kënaqësisë dhe rehatisë suaj absolute.
Nga suita të mëdha të pajisura në mënyrë të jashtëzakonshme, pishina dhe bar ekskluziv, deri tek shërbimi i personalizuar i një Portieri Premium - gjithçka është thjesht më e mira.
Suitat Deluxe Premium premtojnë përvojën gala të pushimeve. Përzierja e përsosur e elegancës dhe stilit shkëlqen nga çdo cep i suitës, duke ju frymëzuar që të ndiheni tepër të veçantë në momentin që mbërrini.
Nuk ekziston asnjë kufi të kënaqësisë, pavarësisht nëse zgjidhni Suitën Premium Seaview, Suitën Premium me Dy-Dhoma Gjumi ose Suitën Premium Honeymoon. Në secilën prej tyre, komoditete të klasit të parë, mobilim luksoz dhe Portieri Premium ju pret që të filloni pushimet tuaja të paharrueshme luksoze all-inclusive në Azul Beach Resort Montenegro nga Karisma.
Si mysafirë Premium, ju keni qasje ekskluzive në pishinën Premium Pool dhe Azulitos Premium Splash Pool, si dhe Premium Pool & Snack Bar. Të përkushtuar në mënyrë të patëmetë për kohën tuaj të përsosur të relaksit , mixologët dhe kamerierët tanë më të mirë janë në dispozicionin tuaj.
Freskohuni në një pishinë të shkëlqyeshme, shijoni zgjedhjen e sallatave të vaktit, specialitete nga skara dhe pjatat e preferuara të drekës për fëmijët dhe me një gotë kokteji të sofistikuar ose pije freskuese vetëm rrini kot dhe relaksohuni.
Gëzoni të gjitha privilegjet që siguron Seksioni Premium:
- Portieri Premium
- Artikuj për tualet Premium në dhomë
- Shërbimi turndown
- Minibar i azhurnuar që rimbushet çdo 3 ditë
- Përzgjedhje premium e kafesë dhe çajit
- Pishinë dhe pishinë splash dedikuar Seksionit Premium
- Pishinë dhe snack bar i Seksionit Premium
Portieri Premium ofron ndihmë me të vërtetë të personalizuar për pothuajse gjithçka që ju nevojitet. Detaje që bëjnë një ndryshim të madh dhe i bëjnë pushimet tuaja të jashtëzakonshme, të tilla si petalet e trëndafilave në shtratin tuaj, darka romantike në plazh, organizimi i eventit special, aktivitete të fëmijëve, rezervime të restoranteve dhe shumë më tepër janë plotësisht në duart e Portierit Premium.
Thjesht mendoni një dëshirë dhe thirrni Portierin tuaj Premium. Ai / ajo do të bëjë të pamundurën në mënyrë që t'ju akomodojë brenda gamës së shërbimeve:
- Rezervime restoranti
- Rezervime ekskursionesh
- Krijimi i eventeve speciale
- Planifikim shërbimesh
- Planifikim aktivitetesh.
Pushimi all-inclusive i klasit të parë, luksoz në Azul është diçka që nuk do ta harroni shpejt.
Rezervoni Suitën tuaj Premium tani dhe kënaquni pa kufi.